HomeVideos

Elon Musk: A future worth getting excited about | Tesla Texas Gigafactory interview | TED

Now Playing

Elon Musk: A future worth getting excited about | Tesla Texas Gigafactory interview | TED

Transcript

1211 segments

0:00

Translator: Katerina Bylyku Reviewer: Helena Bedalli

0:00

Chris Anderson: Elon Musk, kënaqësi të të shoh. Si je?

0:03

Elon Musk: Mirë. Si je ti?

0:05

CA: Jemi këtu në Gigafabrikën e Teksasit një ditë para hapjes së saj.

0:09

Duket një çmenduri e vërtetë këtu.

0:11

Falemnderit që gjete kohë në një ditë kaq të ngarkuar.

0:14

Do të doja të na ndihmoje, si të them të përfytyrojmë,

0:18

ndoshta, 10,20, 30 vite përpara në të ardhmen.

0:22

Dhe të mundoheshim të përfytyronim si do të qe

0:26

të ndërtonim një të ardhme që ja vlen të entuziazmohesh.

0:29

Herën e fundit që mbajtët fjalim në TED, ju thatë se ky qëllim ju nxit goxha.

0:33

E di, mund të japim shumë arsye se përse e bëjmë punën tonë

0:37

por më së shumti, mendojmë për të ardhmen

0:41

dhe s’na pëlqen që të duket kot. EM: Po, kështu është.

0:45

Mendoj se, në përgjithësi,

0:46

diskutohet shumë në lidhje me një problem ose një tjetër.

0:51

Dhe shumë njerëz trishtohen për të ardhmen

0:54

dhe bëhen …

0:58

Pesimistë.

0:59

Dhe mendoj …

1:02

se kjo…

1:05

s’është në rregull.

1:06

Dua të them, ne duam vërtet të zgjohemi në mëngjes

1:08

dhe t’i kemi sytë nga e ardhmja.

1:10

Duam të jemi entuziastë për çfarë po vjen.

1:15

Dhe jeta s’mund të s’kalojë vetëm, duke zgjidhur

1:20

probleme të tmershme një pas një.

1:22

CA: Kështu po t’i hedhim sytë drejt 30 vjetësh, viti 2050

1:26

është cilësuar prej shkencëtarëve

1:29

si viti katastrofik përsa i përket klimës.

1:33

Ka një dakortësi mes tyre, një numër i madh,

1:37

që besojnë se nëse s’i kemi asgjësuar gazrat serrë

1:42

apo shmangur plotësisht deri më 2050, po i bëjmë vend një katastrofë klimaterike.

1:49

Mendon se ka një mënyrë për ta shmangur?

1:53

Dhe si mund të jetë?

1:56

EM: Po, unë s’jam nga ata njerëzit që flasin për katastrofën

2:00

gjë që mund të të surprizojë.

2:02

Unë mendoj se kemi marrë një drejtim pozitiv.

2:07

Por në të njëjtën kohë

2:08

dua të paralajmëroj që të mos vetëkënaqemi.

2:12

Kështu që, për sa kohë s’jemi të vetëkënaqur,

2:14

për aq kohë sa qëndrojmë vigjilentë

2:17

për tu orientuar drejt një ekonomi bazuar në energji të qëndrueshme

2:21

mendoj se do të jemi mirë.

2:25

Ndaj nuk i vë rëndësi asaj çka thuhet

2:27

për sa kohë ndërmarrim veprime s’jemi të vetëkënaqur,

2:34

e ardhmja do të jetë e shkëlqyer.

2:35

Mos u shqetësoni për të. D.m.th. shqetësohuni

2:37

por nëse shqetësoheni për të, për ironi, do jetë një profeci jo vetë përmbushëse.

2:42

Kemi tre elementë që bëjnë të mundur një të ardhme me energji të qëndrueshme.

2:47

Një është energjia e qëndrueshme e prodhuar prej erës dhe diellit.

2:51

Gjithashtu hidro, gjeotermike,

2:55

Jam pro nuklearitetit.

2:58

Është OK ta përdorim.

3:04

Por do të jetë kryesisht, energji diellore dhe prej erës

3:07

si burimet parësore të energjisë.

3:11

Pjesa e dytë që duhen janë bateritë për ruajtjen e dy energjive

3:15

sepse s’ka mot me diell gjithmonë

3:17

dhe jo gjithnjë fryn erë.

3:19

Kështu që ka grumbuj baterish të palëvizshme.

3:23

Kemi nevojë edhe për transportin elektrik.

3:25

Si makina elektrike, aeroplanë elektrikë, anije.

3:27

Dhe megjithëse

3:30

nuk është e mundur të krijojmë raketa elektrike

3:32

gazi shtytës i raketave mund të prodhohet

3:36

nga kjo energji.

3:37

Kështu në fund të fundit, do kemi ekonomi me energji totalisht të qëndrueshme .

3:42

Me këto të treja: energji

3:45

diellore/me erë, bateri të palëvizshme, makina elektrike.

3:48

Cilët janë faktorët që e pengojnë?

3:51

Faktor pengues mund të jetë prodhimi i qelizave bateri.

3:55

Kjo do të jetë në fakt edhe shtysa më e madhe.

3:59

Qoftë dhe elementi më i vogël

4:01

i zinxhirit furnizues i baterive qelizë të litiumit

4:05

që nga përftimi i tij dhe gjithë hapat e përpunimit

4:08

deri te krijimi i qelizave bateri

4:11

dhe paketimi i tij,

4:12

që do jetë faktori pengues në vazhdim në lidhje me qëndrueshmërinë.

4:16

CA: Dakort, duhet të flasim më shumë për bateritë

4:18

sepse ajo çka dua të kuptoj,

4:20

duket sikur ka një problem me shkallëzimin

4:23

që është e mrekullueshme por dhe alarmuese.

4:25

Ju thatë që kishit llogaritur

4:28

se sasia e prodhimit të baterive në botë që duhen për qëndrueshmërinë

4:34

është 300 teravat orë për bateri.

4:39

Ky është qëllimi?

4:40

EM: Numra mjaft të përafërt, do ftoja të tjerë të kontrrollonin llogaritjet

4:45

tona sepse mund të dalin në tjetër përfundim.

4:47

Por në mënyrë që të zhvendosen, jo vetëm prodhimi i elektricitetit

4:53

por edhe ngrohja dhe transporti,

4:57

që trefishon sasinë e elektricitetit që nevojitet,

5:01

shkon rreth 300 teravat orë të kapacitetit të instaluar.

5:06

CA: Kështu që duhet tu japim një ide njerëzve se sa e madhe është kjo detyrê.

5:11

Dua të them, këtu jemi te Gigafabrika.

5:13

E dini, kjo është një nga ndërtesat më të mëdha në botë.

5:19

Me çfarë kam lexuar, më thuaj nëse kam të drejtë

5:22

se qëllimi është të prodhohen 100 gigavat orë

5:28

bateri në vit këtu me një fjalë.

5:31

EM: Ne ndoshta do të bëjmë më shumë

5:33

por po, shpresoj të arrijmë këtë në disa vjet.

5:37

CA: Në rregull,

5:38

Por, dua të them, kjo është një - -

5:41

EM: 0.1 teravat orë.

5:43

CA: Por kjo është vetëm 1/100 e asaj që duhet.

5:46

Sa prej kësaj pjesës së mbetur planifikon Tesla të marrë

5:52

përsipër, le të themi midis 2030, 2040,

5:58

kur kemi nevojë për përshpejtim?

6:01

EM: D.m.th, këto janë hamendësime.

6:03

Prandaj ju lutem, mos u mbështetni tek unë për këtë.

6:06

Nuk është si diçka - -

6:08

Ajo çka ndodh është se nëse bëj,

6:12

hamendësime

6:13

pastaj do të ketë njerëz, për pesë vjet

6:15

ndonjë negativ që do të bëjë një artikull:

6:17

«Elon tha se kjo do të ndodhte, por nuk ndodhi.

6:20

Ai është gënjeshtar dhe budalla.»

6:22

Është shumë e mërzitshme kjo.

6:25

Këto janë hamendësime, kjo është një bisedë.

6:27

CA: Në rregull.

6:29

EM: Mendoj se Tesla mund të bëjë rreth 10% të kësaj.

6:35

Përafërsisht.

6:36

CA: Le të themi, më 2050

6:37

do të kemi, një rrjet të mrekullueshëm elektrik 100% të qëndrueshëm

6:43

të përbërë nga përzierja e disa burimeve energjie të qëndrueshme

6:46

për të cilat folëm.

6:49

I njëjti rrjet na ofron në botë

6:52

energji me pak kosto, apo jo

6:54

duke e krahasuar me tani.

6:56

Dhe jam kurioz të di

6:59

a duhet të jenë paksa entuziastë njerëzit me të drejtë

7:04

për mundësitë e kësaj bote?

7:06

EM: Duhet të jenë optimistë për të ardhmen.

7:12

Njerëzit do gjejnë zgjidhje

7:14

mbi energjinë e qëndrueshme.

7:15

Do të ndodhi nëse vazhdojmë të përpiqemi fort

7:20

e ardhmja duket e ndritshme dhe e bukur për sa i përket energjisë.

7:25

Dhe pastaj do të jetë e mundur ta përdorim energjinë për izolimin e karbonit.

7:31

Duhet shumë energji për ta larguar karbonin nga atmosfera

7:34

sepse kur shkon në atmosferë, çlirohet energji.

7:37

Tani e dini se për ta zhdukur atë duhet të përdorim shumë energji padyshim.

7:41

Por nëse kemi sasi të madhe energjie të qëndrueshme diellore dhe nga era,

7:45

mund ta izolojmë karbonin.

7:46

Kështu mund të zhvendosim pjesët e CO2 për milion nga atmosfera dhe oqeanet.

7:52

Dhe gjithashtu mund të kemi ujë të freskët sa duam.

7:57

Toka është më shumë ujë.

7:58

Duhet ta quajmë «Uji».

7:59

Ka 70 % ujë në sipërfaqe.

8:01

Shumica është uji i detit

8:03

por ne jetojmë në pjesën ku është toka.

8:06

CA: Dhe me anë të energjisë, mund ta kthejmë ujin e detit në - -

8:09

EM: Po.

8:10

CA: Ujë për ujitje apo çfarëdo nevoje.

8:13

EM: Me një kosto të ulët.

8:15

Gjërat do të jenë mirë. CA:Gjërat do të jenë mirë.

8:17

Dhe ka përfitime të tjera në një botë pa karburante fosile

8:20

ajri është i pastër

8:21

EM: Po, ekzaktësisht.

8:23

Sepse, kur digjen karburantet fosile,

8:26

ka efekte anësore

8:29

dhe gazra toksikë të llojeve të ndryshme.

8:33

Dhe pjesëza të vogla që i bëjnë dëm mushkërive.

8:38

Të gjitha këto gjëra negative që po ndodhin

8:41

do largohen.

8:42

Dhe qielli do të jetë më i pastër dhe më i qetë.

8:45

E ardhmja do të jetë e mirë.

8:46

CA: Do doja të sillnim ndërmend inteligjencën artificiale.

8:50

Por vazhdojmë këtu,

8:52

ju e përmendët sa e mërzitshme është kur njerëzit ju kujtojnë

8:55

parashikimet e gabuara në të kaluarën.

8:58

Kështu që ndoshta do të bëhem pak i mërzitshëm,

9:02

por jam kurioz si funksionojnë afatet kohore tuaja dhe si e parashikoni

9:07

si me disa gjëra mund të bëni para dhe si me disa jo.

9:10

Kështu kur vjen puna te parashikimet e shitjes së makinave Tesla, p.sh.

9:15

ju e keni bërë mrekullisht,

9:17

Mendoj se në 2014-tën kur Tesla shiti 60,000 makina,

9:22

ju thatë, «në 2020-tën mendoj se do prodhojmë gjysmë milion në vit.»

9:26

EM: Po prodhuam rreth gjysmë milion.

9:28

CA: Ju prodhuat rreth gjysmë milioni.

9:30

Ju ju tallën në 2014 sepse asnjë që prej Henri Fordit

9:33

me modelin T, s’ishte pranë kësaj shkalle prodhimi me makinat.

9:38

Ju ju tallën, dhe në fakt shitët 500,000 makina

9:41

dhe pastaj 510,000 apo sidoqoftë.

9:44

Por pesë vjet më parë, herën e fundit kur erdhët te TED

9:47

ju pyeta për vetë drejtimin e plotë

9:50

dhe ju thatë, «Po, këtë vit,

9:53

kam besimin se do të kemi një veturë që shkon nga LA në New York

9:58

pa e ngarë.»

10:00

EM: Po, s’dua të të çudit, por jo gjithnjë kam të drejtë.

10:04

CA: (Qesh)

10:05

Cili është ndryshimi midis tyre?

10:08

Përse vetë drejtimi i makinave është veçanërisht i vështirë për tu parashikuar?

10:13

EM: Dua të them, ajo që më preku

10:15

dhe mendoj se do preki dhe shumë njerëz të tjerë,

10:17

është se ka shumë konceptime të gënjeshtërta për vetë drejtimin

10:22

kur mendon se e ke menaxhuar problemin,

10:25

po e trajton,

10:26

dhe pastaj, del që jo dhe nervozoheni shumë.

10:33

Sepse nëse do planifikonim zhvillimin,

10:37

zhvillimi do dukej si një kurbë logaritmi. Si një seri kurbash.

10:41

Mendoj se shumë s’e dinë çfarë është kurbë logaritmi.

10:45

CA: Mund ta tregosh me duart e tua.

10:47

EM: Një vijë që shkon lart, drejt,

10:50

dhe fillon të zbehet

10:52

dhe kthehet duke u zvogëluar.

10:55

Dhe ju thoni, uh, oh

10:57

po ngrihej dhe tani po ulet

11:01

dhe ndodhin këto që i quaj lartësi lokale,

11:05

ku nuk e kupton sa budalla u tregove.

11:10

Dhe pastaj ndodh sërish.

11:14

Dhe më në fund…

11:16

Këto gjëra, bëhen të dukshme kur i kthehesh

11:19

por që të mundësojmë vetë drejtimin e plotë

11:23

duhet të mundësojmë IA në botën reale.

11:28

Sepse përse janë ndërtuar rrjetet rrugore?

11:32

Ato janë ndërtuar për tu lidhur me rrjetën nervore biologjike, trurin tonë

11:36

dhe me shikimin tonë, sytë tanë.

11:40

Dhe që të lidhen me kompjuterat

11:45

duhet të mundësojmë lidhjen mes IA në botën reale me shikimin.

11:51

Sepse na nevojiten kamerat

11:56

dhe rrjeta silikoni nervore

11:58

që të funksionojë vetë drejtimi

12:01

në një sistem të ndërtuar për sytë dhe rrjetat nervore biologjike.

12:07

Kur e sheh kështu

12:09

është e dukshme se

12:10

mënyra e vetme për

12:11

vetëdrejtimin

12:12

është mundësimi i IA dhe shikimit të sofistikuar.

12:16

CA: Çfarë mendoni për infrastrukturë e tanishme?

12:19

Mendoni se ka një infrastrukturë tani

12:21

që mundëson

12:23

mosuljen e kurbës në një kohë të afërt?

12:27

EM: Dua të them, pa dyshim që këto mund të jenë fjalët e fundit negative,

12:32

por kam vetëbesim se këtë vit do e rregullojmë.

12:36

Se do e kapërcejmë - -

12:39

Mundësinë e ndodhjes së një problemi,

12:42

si e kapërcen në krahasim me një person të thjeshtë?

12:45

Mendoj se do e kalojmë këtë vit.

12:47

CA: Çfarë sheh prapa perdeve që ta jep këtë vetëbesimin?

12:51

EM: Jemi në pikën ku pothuaj kemi arritur një vektor

12:53

hapësinor uniform të cilësisë së lartë.

12:55

Në fillim, po përpiqeshim ta bënim këtë me anë të njohjes së imazheve

13:00

në imazhe individuale.

13:03

Por nëse nxjerr një imazh nga një video,

13:05

është mjaft e vështirë të kuptosh çpo ndodh qartë.

13:09

Por nëse shihni një segment video nga pak sekonda të videos,

13:13

kjo paqartësi zgjidhet.

13:15

Kështu gjëja e parë që bëmë ishte të lidhnim tetë kamera bashkë

13:19

që të sinkronizoheshin

13:20

kështu gjithë pamjet shihen në të njëjtën kohë

13:23

dhe klasifikohen njëherazi nga një person sepse

13:26

sërish na duhet klasifikimi njerëzor.

13:30

Kështu ato nuk klasifikohen nga njerëz të ndryshëm, në kohë të ndryshme

13:33

në mënyra të ndryshme.

13:35

Kështu është një pikturë me kufij.

13:37

Pastaj një pjesë e rëndësishme është shtimi i dimensionit të kohës.

13:41

Kështu nëse po shihni videon e qarkuar,

13:45

po e klasifikoni atë.

13:47

Dhe kjo është vërtet e vështirë të realizohet nga një softuer.

13:52

Na duhej të shkruanim klasifikimet tona

13:57

dhe të krijonim auto klasifikimin,

14:03

të krijonim softuerin e auto klasifikimit për rritjen e rendimentit te njerëzit

14:07

sepse klasifikimi është i vështirë.

14:09

Në fillim, po merrte shumë orë

14:11

të klasifikonim një klip 10 sekonda.

14:13

Kjo s’është e përshtatshme.

14:16

Kështu që duhet të qarkohet videoja,

14:19

dhe kjo video duhet të klasifikohet automatikisht së pari

14:23

me njerëz si redaktorë

14:25

dhe duke bërë korrigjime të vogla në klasifikim

14:30

dhe duke i futur korrigjimet në vetë klasifikimin e të ardhmes

14:34

dhe keni volantin më në fund

14:36

ku vetë klasifikuesi mund të përpunojë sasi më të mëdha videoje

14:39

me saktësi të lartë,

14:41

automatikisht klasifikon videon për makina, linja korsie, hapësirë makinash

14:46

CA: Ajo që po thua është …

14:51

rezultatii kësaj është se po i jep makinës një model 3D

14:56

të objekteve ekzistuese pranë jush.

14:58

Ajo i njeh ato,

15:01

dhe e disa sa shpejt po lëvizin.

15:03

Dhe puna e mbetur është të parashikohen

15:09

sjelljet e çuditshme,

15:12

si kur një këmbësor po kalon rrugën me një këmbësor të vogël,

15:16

dhe ky këmbësor i vogël bën diçka të papritur

15:19

ose diçka si kjo.

15:21

Duhet ta rregulloni këtë para se ta quani të sigurt.

15:24

EM: Pra, në thelb duhet të ketë një kujtesë në hapësirë dhe kohë.

15:30

Ajo që dua të them është …

15:34

Kujtesa s’mund të jetë e pafundme,

15:37

sepse përdor shumë kujtesë të kompjuterit.

15:42

Ju do pyesni sa mund të mbajë mend?

15:46

Është shumë e zakonshme për gjërat të pengohen.

15:49

Nëse themi p. sh. një këmbësor ecën para një kamioni

15:53

ti e sheh këtë këmbësor nga njëra anë

15:57

pastaj ata s’ dallohen më nga ky kamion.

16:01

Ju e kuptoni intuitivisht,

16:03

OK, ky këmbësor ndoshta do kalojë nga ana tjetër.

16:07

CA: Një kompjuter nuk e di këtë.

16:09

EM: Duhet të ngadalësoheni.

16:10

CA: Një person skeptik do thotë se për cilindo nga pesë vitet e fundit,

16:14

ju keni thënë se,

16:15

ky është viti,

16:17

kemi vetëbesim se do e realizojmë këtë në një a dy vjet,

16:20

kështu është thënë gjithmonë.

16:23

Por ju e keni infrastrukturën tani,

16:25

po shihni goxha përmirësim prapa perdeve

16:28

jo që ju bën të sigurt, por me vetëbesim

16:31

se, nga fundi i këtij viti

16:33

ndoshta jo në të tëra qytetet apo rrethanat

16:37

por në shumë qytete dhe rrethana,

16:39

makinat në fakt do mund të ecin pa ndërhyrje

16:42

më sigurt se me një njeri. EM: Po

16:44

Dua të them, makina më lëviz rreth Austin

16:47

gjithë kohën pa ndërhyrje.

16:49

Kështu që s’është si …

16:52

Dhe kemi më shumë se 100,000 njerëz

16:55

në programin beta të vetë drejtimit të plotë.

16:59

Ju mund të shihni videot që postojnë online.

17:02

CA: E bëj këtë.

17:03

Dhe disa prej tyre janë të mrekullueshme, disa janë pak të frikshme.

17:07

Nganjëherë makina duket sikur largohet

17:09

dhe tremb njerëzit.

17:12

EM: Është ende faza beta.

17:15

CA: Por ju jeni prapa perdes dhe shihni të dhënat,

17:17

shihni mjaft përmirësim

17:19

për të besuar se këtë vit do realizohet vërtet.

17:23

EM: Po, kështu duket.

17:25

Dua të them, ne mund të flasim sërish vitin tjetër

17:28

dhe të mos jetë realizuar edhe pas këtij viti.

17:31

Por, mendoj këtë vit po.

17:33

CA: Dhe në përgjithësi, kur njerëzit flasin për kohën e Elonit

17:36

duket si të mos ketë një rregull pritjeje fiks

17:39

se nëse parashikon diçka të realizohet në gjashtë muaj,

17:42

imagjino çfarë mund të bëhet në një vit

17:45

ose dy apo tre, varet nga lloji i parashikimit.

17:49

Disa gjëra, si ato që përfshijnë softuer, IA, çfarëdo

17:52

janë thellësisht më të vështira për tu parashikuar.

17:56

A ka një element

17:58

që ju i bëni qëllimisht këto parashikime energjike

18:01

që të bëni njerëzit ambiciozë?

18:04

Pa këtë, asgjë nuk bëhet?

18:06

EM: Besoj se sa i përket, afateve të brendshme

18:09

ne duam të vendosim afate kohore sa më energjike që mundet.

18:14

Sepse është si ligji i zgjerimit termik i gazrave

18:17

dhe për planet, që çfarëdo afat kohor që vendos

18:20

nuk do marri më pak se kjo

18:22

Është kaq e rrallë dhe do jetë më pak se kaq.

18:26

Po për sa i përket parashikimeve,

18:28

ajo që ndodh në media

18:29

është se aty raportohen ato të gabuarat,

18:31

dhe injorohen të saktat.

18:33

Ose, e di kur shkruhet një artikull për mua - -

18:38

Kam pasur karrierë të gjatë në shumë industri.

18:40

Nëse liston gabimet e mia do

18:41

dukem personi më i keq në Tokë. Por nëse i vë në peshore veprimet e mia

18:46

duken të arsyeshme e sheh?

18:48

Pra, sa më gjatë të bëhet diçka,

18:51

më shumë gabime do bëhen

18:55

Që nëse i mbledh këto gabime

18:56

do dukem si parashikuesi më i keq në botë.

19:00

Por, p.sh. për rritjen e prodhimit e veturave Tesla,

19:04

unë thashë që mendoj se do arrijmë 50%, dhe kemi arritur 80.

19:08

CA: Po.

19:10

EM: Por ata nuk e përmendin këtë.

19:12

Kështu që, s’jam i sigurt se si është historia ime e parashikimeve.

19:16

Ato anojnë më shumë nga optimizmi, por jo të gjitha janë optimiste.

19:19

Disa prej tyre janë tejkaluar, ndoshta më vonë

19:24

por ato vijnë në jetë.

19:28

Shumë rrallë s’realizohen.

19:31

Ndodh kështu,

19:34

nëse bëhen disa parashikime radikale mbi teknologjinë,

19:38

nuk ka rëndësi nëse vonohen,

19:40

por fakti që realizohet.

19:43

Kjo është pjesa e rëndësishme.

19:45

CA: Vjet, në njëfarë pike u duk sikur

19:49

duke parë zhvillimin për sa i përket të kuptuarit,

19:54

të kuptuarit e botës nga IA te Tesla,

19:57

na shtyu të thoshim aha.

20:00

Sepse ju vërtet na surprizuat kohët e fundit kur thatë

20:03

se ndoshta zhvillimi më i rëndësishëm i produktit

20:06

që po bëhej këtë vit qe roboti, Optimus te Tesla.

20:10

EM: Po.

20:11

CA: Shumë kompani janë përpjekur të nxjerrin si këto robotë,

20:14

që i kanë përpunuar në këto vite.

20:16

Dhe asnjë s’ka arritur të godasë.

20:18

Robotët nuk përdoren në masë nëpër shtëpi.

20:22

Ka disa në prodhim, por unë do të thoja

20:25

asnjë s’ka arritur të godasë si duhet.

20:29

A ndodhi diçka

20:31

gjatë zhvillimit të vetë drejtimit të plotë që ju dha vetëbesim të thoni,

20:35

«E di çfarë, ne mund të bëjmë diçka të veçantë.»

20:37

EM: Po, ekzaktësisht.

20:38

Kështu që më mori disa kohë, të kuptoja

20:41

se në vend të zhvillonim vetë drejtimin

20:44

duhet të zhvillonim IA në botën reale.

20:47

Dhe kur arrin të bësh të funksionojë IA për makina,

20:50

që është një robot me katër rrota,

20:53

ju mund ta bëni këtë edhe për një robot me këmbë.

20:58

Dy pjesët e ngurta -

20:59

si p.sh. te kompani si Boston Dynamics

21:02

e kanë treguar se mundet të prodhohen robotë shumë

21:05

bindes dhe alarmantë ngahera.

21:06

CA: Në rregull.

21:08

EM: E di, nga këndvështrimi i sensorëve dhe aktivizuesve,

21:11

është treguar nga shumë

21:14

se mundet të prodhohen robotë humanoidë

21:16

Gjërat që mungojnë tani janë mençuria e mjaftueshme

21:22

për robotin që të lëvizin në botën reale dhe të jenë të dobishëm

21:25

pa u dhënë udhëzime nga jashtë.

21:27

Pra, këto janë ato që mungojnë, mençuria në botën reale

21:31

dhe shtimi në prodhim.

21:34

Në këto dy gjëra Tesla është mjaft e mirë.

21:37

Dhe pastaj thjesht duhet të dizenjojmë aktivizuesit dhe sensorët

21:43

e specializuar për këta robotë.

21:46

Njerëzit s’ja kanë idenë, kjo do të jetë më e madhe se makina.

21:50

CA: Le të qëndrojmë këtu.

21:52

Dua të them, nga një anë është problem më i lehtë se vetë drejtimi i plotë

21:56

sepse në vend të një objekti që lëviz 60 milje në orë,

22:00

që nëse shkon gabim, dikush mund të humbi jetën.

22:02

Ky është një objekt i projektuar të shkojë deri

22:05

pesë apo gjashtë apo tetë km në orë.

22:07

Dhe një gabim s’ka më jetë në rrezik.

22:10

Mund të ketë njëfarë turpi.

22:12

EM: Për sa kohë IA nuk përparon dhe na vret duke fjetur apo diçka e tillë.

22:17

CA: E vërtetë.

22:18

(Të qeshura)

22:20

Për sa i përket - -

22:22

Mendoj se aplikimet e para që ju përmendët

22:25

ndoshta do të prodhohen

22:27

por me qëllim që të jenë të disponueshëm për përdorim në shtëpi.

22:30

Nëse kemi një robot që mund të njohë arkitekturen 3D të shtëpisë

22:36

dhe të dijë vendndodhjen e objekteve në shtëpi

22:41

ose ku duhet të jenë

22:43

dhe t’i njihte këto objekte,

22:46

Dua të them, a nuk do të ishte e mrekullueshme?

22:48

Si p.sh. t’i kërkoja një roboti

22:51

të bëjë diçka?

22:52

P.sh. të pastrojë?

22:54

EM: Po, pa dyshim.

22:57

Të përgatisë darkën, të kosisë barërat, besoj.

22:59

CA: T’i japi një filxhan çaj gjyshes dhe ti tregojë foto të familjes.

23:04

EM: Fiks. Të kujdeset për gjyshen dhe të sigurohet - -

23:08

CA: Do arrinte të njihte këdo në familje.

23:12

Mund të loste me të kapura me fëmijët.

23:13

EM: Po, por duhet të sigurohemi

23:16

që të mos kthehet në një situatë distopike.

23:20

Mendoj se një nga gjërat e rëndësishme

23:23

do jetë një ROM çip i vendosur te roboti

23:26

që të mos marri komanda përmes ajrit.

23:29

Si p.sh. nëse ju i thoni «Stop, stop, stop»,

23:32

nëse dikush i thotë këtë

23:33

pastaj roboti do të ndalonte, gjëra të tilla.

23:36

Dhe s’mund të marri komanda në distancë.

23:38

Mendoj se është e rëndësishme të ketë karakteristika sigurie.

23:42

CA: Po, duket me vend.

23:43

EM: Mendoj se duhet të ketë një agjensi rregullatore për IA.

23:46

E kam thënë për shumë vite.

23:48

Nuk më pëlqen të jetë kështu,

23:49

por besoj se është e rëndësishme për sigurinë publike.

23:52

CA: Le t’i kthehemi kësaj.

23:53

Nuk mendoj se njerëzit e kanë marrë seriozisht idenë e

23:58

të pasurit një roboti në shtëpi.

24:00

Në fillim të revolucionit të kompjuterave

24:03

Bill Gates tha se do ketë një kompjuter në çdo shtëpi.

24:06

Dhe njerëzit në atë kohë thanë se askush s’do ta dojë këtë.

24:09

Mendoni se do të ketë në vitin 2050 apo një vit çfarëdo,

24:13

një robot në shtëpitë tona,

24:17

dhe njerëzit do t’i duan dhe vlerësojnë?

24:20

Ju do të keni shërbëtorin tuaj kështu.

24:22

EM: Po, do të keni llojin tuaj të robotit shok, ndoshta.

24:27

CA: Sa shok, do pyesja?

24:28

Sa lloj aplikimesh do ketë mendoni ju,

24:31

dua të them mund të kemi një partner, apo partner seksi?

24:34

EM: Është e paevitueshme.

24:36

Unë i premtova internetit se do prodhoja vajza mace.

24:39

Ne mund të prodhojmë robotin vajzë mace.

24:42

CA: Bëj kujdes se çfarë i premton internetit.

24:44

(Të qeshura)

24:47

EM: Po, mendoj do jetë ajo çfarëdo duan ata të jetë.

24:52

CA: Të çfarë lloji do të jenë

24:56

modelet e para që do prodhohen dhe shiten?

25:01

EM: Njësitë e para që synojmë të bëjmë

25:05

janë për punë të rrezikshme, të mërzitshme, përsëritëse,

25:10

dhe gjëra që njerëzit s’duan t’i bëjnë.

25:11

Mendoj se do të kemi një prototip interesant

25:15

këtë vit.

25:16

Mund të kemi diçka të dobishme vitin tjetër, por për të

25:18

qenë më të sigurt, them se do e kemi brenda 2 vitesh.

25:22

Dhe do shohim rritje të shpejtë vit pas viti

25:24

në dobishmërinë e këtyre robotëve

25:27

dhe ulje të kostos dhe rritje të prodhimit.

25:29

CA: Si fillim do t’i shisni te bizneset,

25:31

ose kur e përfytyroni do t’i shisni edhe në vende ku

25:34

blihen si dhurata Krishtlindjesh për prindërit apo diçka e tillë?

25:39

EM: Do realizohet në më pak se 10 vjet. CA: Më trego për kostot.

25:43

Sa mendon se do shkojë kostoja për një prej tyre?

25:47

EM: Mendoj se kostoja nuk do të jetë çmendurisht e lartë.

25:51

Më pak se një veturë.

25:53

Në fillim, do të kushtojë shtrenjtë, sepse është teknologji e re me

25:56

volum të ulët prodhimi.

25:57

Ndërlikimet dhe kostoja e makinës është më e madhe se e robotit.

26:01

Kështu besoj se do kushtojë më pak,

26:05

ose sa një makinë e lirë.

26:07

CA: Pra nëse nis me 50000 në disa vjet

26:10

do ulet në 20000 ose më pak.

26:13

Ata për shtëpi do kushtojnë më lirë.

26:15

Por bëni llogaritë e kêsaj.

26:17

Nëse krahasoni rrogën vjetore të një punëtori

26:22

$30,000 apo $40,000

26:24

që e paguani çdo vit,

26:26

me një çmim prej $25,000

26:29

blini një robot që punon shumë më gjatë

26:32

një zëvendësim i shpejtë i disa llojeve të punës.

26:36

Sa duhet të shqetësohemi për këtë?

26:39

EM: Nuk do shqetësohesha për nxjerrjen nga loja të njerëzve.

26:42

Mendoj se do kemi dhe ka,

26:46

një mungesë të madhe punëtorësh. Kështu mendoj se do kemi

26:54

Jo njerëz pa punë

26:55

por një mungesë punëtorësh në të ardhmen.

26:58

Por kjo do të sjelli një botë të bollshme.

27:03

Çdo e mirë dhe shërbim do jetë e disponueshme për atë që e do.

27:08

Shërbimet dhe të mirat do të kushtojnë lirë fare, është qesharake.

27:12

CA: Supozoj se disa të mira dhe shërbime

27:16

që nuk mund të prodhohen tani, do të jenë të disponueshme

27:20

në legjionin e robotëve.

27:23

EM: Po.

27:25

Do jetë një botë me bollëk.

27:26

Mungesa e vetme që do jetë në të ardhmen

27:29

do jetë ajo që do krijojmë ne njerëzit.

27:32

CA: OK.

27:33

Kështu IA po na lejon të imagjinojmë një ekonomi të fuqizuar

27:38

ndryshe që do krijojë bollëkun.

27:40

Çfarë të shqetëson që mund të shkojë keq?

27:42

EM: Po, si thashë IA dhe robotika do të

27:48

sjelli çfarë mund të quhet epoka e bollëkut.

27:51

Të tjerë e kanë përdorur këtë fjalë

27:54

dhe ky është parashikimi im:

27:55

do ketë një epokë bollëku për këdo.

27:59

Por mendoj se ka …

28:03

Rreziqet mund të jenë që IA e përgjithshme

28:08

ose superinteligjenca digjitale mund të shkëputet nga

28:13

vullneti njerëzor dhe merr drejtim të papëlqyer.

28:17

Çfarëdo drejtimi.

28:20

Kjo është disi ideja e Neuralink

28:24

të përpiqet për të forcuar më shumë njerëzit me

28:27

me superinteligjencën digjitale.

28:33

Dhe gjithashtu të shërojmë disa dëmtime të trurit dhe shpinës

28:39

apo të këtij lloji.

28:40

Edhe nëse nuk ka sukses në qëllimin parësor

28:42

mendoj që do ketë sukses në lehtësimin e dëmtimeve të trurit dhe shpinës.

28:48

CA: Ideja është që nëse do prodhohen IA-të

28:51

që janë tepër inteligjentë ne do lidhemi me ta direkt

28:54

pra do kemi ato superfuqi më afër

28:59

Por kjo nuk e shmang rrezikun që këto superfuqi … të

29:05

kthehen në shfaqje të shëmtuar.

29:08

EM: Ka rrezik, jam dakort.

29:09

Nuk po them se kam një përgjigje lidhur me rrezikun.

29:16

Thjesht po them

29:18

ndoshta një nga gjërat e mira

29:22

për të siguruar të ardhmen që duam

29:27

është të lidhim më shumë

29:31

botën njerëzore me inteligjencën digjitale.

29:36

Problemi që ekziston është se ne jemi tashmë cyborg

29:40

po ta mendosh.

29:41

Kompjuterat janë një zgjerim i vetes sonë.

29:46

Kur të ndërrojmë jetë, do kemi një fantazëm digjitale.

29:49

E di mendoj, mesazhet dhe rrjetet tona sociale, emaili.

29:53

Është e frikshme,

29:55

se kur një person ndërron jetë, materialet online janë aty.

29:59

Por ju do thoni, cilat janë kufizimet?

30:00

Çfarë e ndalon simbiozën mes njerëzve dhe robotëve?

30:06

Shkalla e të dhënave.

30:07

Kur komunikojmë, veçanërisht me telefon

30:09

gishtat tanë lëvizin shumë ngadalë

30:12

Sikur lëvizni dy shkopinjtë e vegjël të mishit

30:15

në shkallën mbase 10 bit për sekondë, më e shpejta 100 bit.

30:21

Ndërsa kompjuterat komunikojnë në nivelin e gigabajteve dhe më shumë.

30:26

CA: Keni prova se kjo teknologji do funksionojë

30:29

nëse keni një lidhje me gjerësi brezi më të lartë,

30:33

midis një paisjeje të jashtme elektronike dhe trurit

30:36

që ka qenë e mundur më parë?

30:38

EM: Po.

30:41

Dua të them që parimet bazë të leximit të neuroneve

30:46

si lexim-shkrimi i neuroneve me elektroda të vogla,

30:50

janë bërë të mundura më parë.

30:53

Nuk është koncept i panjohur.

30:57

Problemi është se s’ka produkt që të funksionojë mirë

31:02

që të mund ta blesh.

31:04

Por ai gjendet vetëm në laborator.

31:08

Dhe është në formë litarësh të lidhur me kokën.

31:14

Duket i tmerrshëm dhe vërtet …

31:18

S’ka një produkt të mirë që të kryejë mirë punën

31:22

dhe të jetë i sigurt me gjerësi brezi të lartë të cilën mund të duash ta blesh.

31:29

Mënyra e perceptimit të paisjes Neuralink

31:33

është si e Fitbit ose orës Apple.

31:37

Ne marrim një pjesë të vogël të kafkës dhe

31:42

sa çereku pothuajse,

31:44

dhe e zëvendësojmë me diçka

31:46

të ngjashme si Fitbit apo ora Apple

31:52

apo si një orë inteligjente.

31:56

Por me tela të vegjël

32:00

fare, fare të vegjël.

32:02

Aq të vegjël, sa mezi i sheh.

32:05

Është me rëndësi të jenë aq të vegjël

32:07

që kur të futen në tru të mos e dëmtojnë atë.

32:10

CA: Sa larg realizimit të kësaj jemi?

32:14

Ne kemi shprehur në aplikimin tonë te FDA (AFAUI) që aspirojmë

32:18

ta kryejmë këtë për herë të parë këtë vit.

32:23

CA: Përdorimet e para do jenë për dëmtimet neurologjike

32:26

të llojeve të ndryshme.

32:28

Por duke çuar orën para

32:29

dhe të imagjinosh njerëzit që perdorin keto

32:33

për përmirësimin e tyre, le të themi

32:36

apo për përmirësimin e botës,

32:38

sa të qartë jeni në mendje

32:39

në krahasim me ndjesinë e të pasurit një nga këto në kokë?

32:45

EM: Dua të them se ende jemi në fillim.

32:49

Dhe do duhet shumë kohë para se të kemi një paisje

32:55

me gjerësi brezi të lartë nervore

33:01

që lejon simbiozën mes IA-s dhe njeriut.

33:07

Për shumë vite, do trajtojmë dëmtimet e trurit dhe të shpinës.

33:11

Ndoshta për një dekadë.

33:14

Kjo nuk do bëhet sa hap e mbyll sytë

33:18

sepse do ketë lidhje të mrekullueshme me tërë trurin

33:25

Për të paktën 10 vjet siç

33:26

thashë do merremi vetëm me dëmtimet

33:30

e trurit dhe shpinës.

33:32

Dhe vërtet mendoj se mund të trajtojmë një sërë dëmtimesh të trurit

33:36

përfshirë depresionin e thellë, obezitetin e theksuar, problemet

33:43

e gjumit, skizofreninë

33:44

një sërë gjërash që shkaktojnë stres.

33:48

Rikthimi i kujtesës te njerëzit e vjetër.

33:51

CA: Nëse mund ta bëni këtë, pikërisht këtu do rregjistrohem.

33:56

EM: Pa dyshim.

33:57

CA: Të lutem nxito.(Qesh).

33:59

EM: Dua të them, emailet që ne marrim në Neuralink janë zemërthyese.

34:05

Na vijnë histori tragjike e di

34:09

ku dikush ka qenë në lule të rinisë

34:11

ka pësuar aksident me motor

34:15

diku te 25 vjeç i cili as nuk mund të ushqehet dot vetë.

34:21

Dhe ne mund ta rregullojmë këtë.

34:24

CA: Por ju keni thënë se IA është një nga gjërat më shqetësuese për ju

34:28

dhe se Neuralink është një nga mënyrat

34:30

me të cilat mund të ecim bashkë me të.

34:35

EM: Po, kjo është çështje afatshkurtër,

34:39

dhe besoj se do t’i ndihmojë njerëzit me dëmtime.

34:43

Dhe synimi afatgjatë është një përpjekje

34:45

të flasim për rrezikun e asimilimit nga IA

34:51

duke afruar intelligjencën digjitale

34:55

dhe atë biologjike.

34:58

Dua të them, nëse vëreni si funksionon truri sot,

35:00

në të ka dy shtresa.

35:02

Ato janë sistemi limbik dhe korteksi.

35:04

Si ai truri i kafshës - -

35:06

që është vërtet gazmore.

35:08

CA: Aty ku operon Twitter më shumë, meqë ra fjala

35:11

EM: Kam përshtypjen se Tim Urban tha, ne jemi si majmunët por me kompjuter brenda .

35:18

Jepini një majmuni një kompjuter,

35:21

ky është korteksi jonë.

35:23

Por ne kemi ende shumë instikte të majmunit.

35:25

Që duam t’i racionalizojmë, themi jo s’janë ashtu.

35:29

Është diçka më e rëndësishme se kaq.

35:31

Por shpesh është thjesht instikt majmuni.

35:33

Ne jemi thjesht majmunë me një kompjuter në tru.

35:38

Por edhe pse korteksi është i zgjuar,

35:41

ose pjesa inteligjente,

35:43

pjesa mendimtare e trurit,

35:46

s’kam takuar dikë që dëshiron ta fshijë sistemin e tyre limbik

35:49

ose korteksin e tyre.

35:51

Ata janë të lumtur që i kanë të dyja. Gjithkush i do të dyja pjesët.

35:56

Dhe duan edhe telefonat e tyre dhe kompjuterat

35:58

që janë pjesë e tretë e inteligjencës.

36:02

Vetëm se …

36:03

Si gjerësia e brezit,

36:06

shkalla e komunikimit me shtresën e tretë është e ngadaltë.

36:11

Dhe lidhet vetëm një tel shumë shumë i vogël me shtresën e tretë.

36:15

Dhe këtë tel të vogël duam ta bëjmë një autostradë.

36:19

Por nuk është se kjo do zgjidhi gjithçka.

36:22

Ose nuk është se ky është problemi - -

36:26

i vetëm.

36:30

Dhe në rastin më të keq,

36:32

mendoj se sërish mund t’i trajtojmë disa dëmtime të trurit

36:35

të shpinës dhe kjo është e mrekullueshme gjithashtu.

36:38

CA: Në rastin më të mirë

36:39

mund të hapim më shumë horizonte, telepati,

36:42

ju keni thënë, në njëfarë mënyre të lidhemi me dikë të afërt

36:46

kujtesë e plotë dhe përpunim mendimi më i lartë ndoshta.

36:51

Të gjitha gjërat.

36:53

Është shumë interesante.

36:55

Nêse IA zapton Tokën, na duhet një plan B.

37:01

Le të flasim për hapësirën.

37:04

Herën e shkuar folëm

37:05

për ripërdorimin

37:06

në TED dhe ju e treguat spektakularisht për herë të parë.

37:09

Që atëherë ju keni ndërtuar raketën monster, anijen Yll,

37:15

që solli ndryshim rrënjësor në mënyrë spektakolare.

37:20

Na flisni për anijen Yll.

37:22

EM: Anija Yll është kaq e rëndësishme.

37:24

Sepse e mesmja e artë për raketat dhe transportin hapësinor është

37:30

ripërdorimi i plotë dhe i shpejtë.

37:32

Kjo nuk është arritur kurrë.

37:33

Më shumë iu afruam me raketën tonë Falcon 9

37:36

ku arritëm të riprodhonim fazën e parë, fazën e nxitjes

37:42

që bëjnë rreth 60% të kostos së mjeteve

37:46

ndoshta 70%, të të gjithë lëshimit.

37:50

Ne e kemi bërë këtë rreth 100 herë.

37:53

Me anijen Yll do e riprodhojmë të tërë.

37:59

Ose të paktën ky është qëllimi.

38:01

CA: Dakort.

38:02

EM: Dhe për më tepër, riprodhimi në këtë mënyrë

38:05

që të rirrjedhi menjëherë.

38:08

Me Falcon 9, na u desh të bënim rinovim

38:11

të fazës së parë dhe të konit të hundës.

38:16

Por me Starship, synimi është rifluturimi i menjëhershëm.

38:22

I hedhim substancat shtytëse dhe shkon sërish.

38:28

Kjo është e madhe.

38:30

Ashtu si me çdo mjet transporti.

38:33

CA: Dhe dizajni kryesor

38:35

është të transportojë më shumë se 100 njerëz njëherazi

38:41

dhe gjërat që u duhen drejt Marsit.

38:45

Së pari, na fol për këtë.

38:47

Cili është afati kohor?

38:51

Një, për herë të parë një Starship do të shkojë në Mars,

38:54

supozohet pa njerëz, vetëm me paisje.

38:57

Dy, me njerëz.

38:59

Tre,

39:01

me 100 njerëz le të them.

39:04

EM: E sigurt.

39:05

Të bëjmë një përllogaritje të kostos

39:09

kostoja e përafërt e Starship

39:14

duke vendosur 100 tonë në orbitë

39:16

është shumë më pak se kostoja

39:21

e një rakete të vogël Falcon 1 në orbitë.

39:27

Ashtu si kostoja e të fluturuarit 747 herë rreth botës është

39:32

më e vogël se kostoja e një aeroplani të vogël.

39:35

E një aeroplani të vogël që është flakur.

39:37

Është vërtet paradoksale që gjërat e mëdha kushtojnë më pak,

39:43

se të voglat

39:45

Nuk është se përdoren substanca shtytëse ekzotike

39:50

apo gjërat që s’gjenden kollaj në Mars.

39:52

Përdoret metani si karburant

39:56

dhe kryesisht oksigjen, rreth 77-78% oksigjen në peshë.

40:03

Dhe Marsi ka një atmosferë me CO2 dhe ujë të akullt

40:06

që është CO2 plus H2O, dhe kështu nxjerrim metan CH4,

40:10

dhe O2, oksigjen, në Mars.

40:12

CA: Një nga punët e para që do kryhet në Mars është mbjellja e bimëve

40:16

që do prodhojnë biokarburant për kthimin e shumë Starship.

40:20

EM: Po.

40:21

Më tepër, do jenë bimë oksigjeni

40:24

sepse ka 78% oksigjen, 22% karburant.

40:31

Por karburanti është karburant i thjeshtë që prodhohet lehtë në Mars.

40:35

Dhe në pjesë të tjera të sistemit diellor.

40:38

Kështu që …

40:39

Dhe zbarkimi me shtytje, pa parashutë

40:43

asgjë s’do flaket.

40:46

Ka një mburojë nxehtësie që mund të hyjë në Tokë dhe Mars.

40:53

Ne mund të shkojmë në Venus.

40:55

por ju s’e doni këtë.

40:56

(Qesh)

40:59

Venusi është ferr, pothuajse.

41:02

Por ju mund …

41:04

Është një mënyrë e përhapur transporti në sistemin diellor

41:08

sepse duke pasur depo substancash shtytëse në Mars

41:11

ju mund të vini qark rrethit asteroid

41:13

dhe rreth hënave të Jupiterit dhe Saturnit

41:16

dhe gjithandej në sistemin diellor.

41:19

CA: Por fokusi juaj kryesor

41:22

dhe i SpaceX është Marsi.

41:26

Ky është misioni.

41:28

Këtu do shkojë e gjitha përpjekja?

41:33

Apo keni ndërmend një sërë përdorimesh

41:37

edhe në vitet pasuese,

41:40

në dekadën e parë.

41:44

Ku mund të shkojmë p.sh

41:46

në sistemin diellor

41:48

ndoshta NASA do ta përdori raketën për këtë arsye.

41:53

EM: Po, NASA ka në plan të përdori një Starship për tu rikthyer në hënë,

41:58

të rikthejë njerëzit në hënë.

42:01

Jemi shumë të nderuar që NASA na ka zgjedhur.

42:07

Por po them është një zgjidhje

42:11

e përgjithshme

42:14

për të shkuar kudo në sistemin më të madh diellor.

42:19

S’është e përshtatshme për

42:20

udhëtim në sisteme yjësie

42:21

të tjera, por e mjaftueshme për eksplorimin e sistemit diellor.

42:25

CA: Para se ta realizojë këtë,

42:27

duhet të tregojë se mund të hyjë në orbitën rreth Tokës.

42:30

Sa kohë parashikon të marri kjo?

42:35

EM: Mendoj se mund të bëjmë një përpjekje

42:39

në pak muaj.

42:43

Ne po bashkojmë - -

42:46

do bashkojmë motorët te faza e parë e raketës

42:49

për fluturimin orbital që nis për një javë a dy.

42:53

Dhe lëshimi i kompleksit do realizohet.

43:00

Dhe duke marrë aprovimin rregullator

43:04

mendoj se do realizojmë lëshimin në orbitë në disa muaj.

43:10

CA: Me një teknologji të re si kjo

43:13

ka vërtet rrezik në provat e para.

43:15

EM: Oh, 100%, po.

43:16

Bëj shaka gjithmonë duke thënë se entuziazmi është i garantuar.

43:20

Suksesi jo, kurse entuziazmi po.

43:23

CA: Gjëja e fundit për tu bërë në listën tuaj

43:25

e keni shtyrë pak datën e përcaktuar

43:28

për të çuar njerëzit në Mars, deri më 2029?

43:33

EM: Po, të shohim në fakt.

43:36

Ne kemi ndërtuar një sistem prodhimi për anijen Yll,

43:40

kështu që po prodhojmë plot anije dhe përforcues.

43:43

CA: Sa planifikoni të prodhoni?

43:46

EM: Ne shpresojmë të prodhojmë një përforcues dhe një anije

43:51

pothuajse, si fillim, pothuajse çdo dy muaj,

43:55

dhe pastaj nga fundi i vitit, shpresojmë çdo muaj.

43:59

Një raketë gjigante, dhe shumë prej tyre.

44:01

Për sa i përket madhësisë së furnizimeve

44:04

për të krijuar një qytet që mbahet vetë në Mars,

44:07

mendoj se duhen mijëra anije.

44:12

Dhe na duhet një Helenë e Spartës, mendoj në Mars.

44:19

CA: Ky nuk është mendimi i të gjithëve, Elon.

44:21

EM: Planeti që lëshoi 1,000 anije.

44:24

CA: Duket e këndshme.

44:25

Por jo të gjithë kanë këtë mendim,

44:27

atë që e imagjinon ti vetë.

44:29

Ka një mundësi çdo dy vjet,

44:31

ku mund të flururoni drejt Marsit çdo dy vjet lehtësisht.

44:34

Ju e përfytyronit të ndodhte gjatë 2030-tës,

44:39

çdo dy vjet,

44:40

rreth 1,000 Starship do të niseshin,

44:43

me 100 njerëz ose më tepër.

44:45

Kjo më impresionon shumë.

44:51

Ideja e një ushtrie njerëzish që shkojne - -

44:54

EM: Do jetë si nisja e «Galaktika Lufta e Yjeve». CA: Mendon se do financohet

45:00

prej njerëzve që do shpenzojnë qindra dollarë për një biletë?

45:03

A është çmimi atje siç ka qenë?

45:07

EM: Nëse pyet

45:08

se çfarë na duhet për të nisur furnizim dhe njerëz mjaftueshëm në Mars

45:13

për një qytet që mbahet vetë.

45:17

Këtu kemi një grup

45:19

të njerëzve që duan të ikin,

45:21

sepse një përqindje e vogël besoj do duan të shkojnë,

45:27

dhe mund të mundësojnë udhëtimin.

45:31

Ky grup i njerëzve, mendoj

45:33

do jetë një milion njerëz ose diçka e përafërt.

45:36

Dhe çfarë mund të arrijnë një milion njerëz, apo sponsorizojnë

45:40

mendoj dhe qeveria do i mbështesi

45:42

ose mund të marrin kredi.

45:45

Por kur thua Ok,

45:49

nëse shkojmë në Mars, kostot janë le të themi $100,000,

45:56

mendoj se gjithkush mund të punojë dhe kursejë

46:01

që të fitojë aq sa për të shkuar atje.

46:05

Ne duam ta bëjmë çmimin të arritshëm nga të gjithë.

46:10

Është e rëndësishme të kuptojmë që Marsi, sidomos në fillim

46:14

s’do jetë luksoz.

46:15

Do jetë një punë e rrezikshme, e parehatshme, dhe e vështirë.

46:22

Do jetë si udhëtimi i Shackletonit në Antarktikë,

46:25

që s’besoj se është real por duket si i tillë dhe interesant.

46:28

Prezantimi i udhëtimit në Mars është

46:31

«Është e rrezikshme, e parehatshme. Mbase

46:35

s’do ktheheni dot mbrapsht.

46:38

Është një punë e vështirë.»

46:40

Ky është prezantimi.

46:41

CA: Në rregull.

46:42

Por ti do bësh histori.

46:44

EM: Por do jetë e lavdishme.

46:47

CA: Me ritmin që ti thua pas dy dekadash,

46:50

ju mund të çoni miliona njerëz në Mars, në thelb.

46:54

I kujt është qyteti?

46:55

Është qyteti i NASA-s apo i SpaceX-it?

46:57

EM: Janë banorët e Marsit.

47:01

Do thuash pse po e bëj këtë gjë?

47:05

Mendoj se është e rëndësishme për shtimin në maksimum

47:10

të jetëgjatësisë së njeriut dhe vetëdijes.

47:13

Qytetërimi njerëzor mund të arrijë një fund për disa arsye,

47:17

nga meteor gjigant, apo super vullkane apo ndryshime klimaterike ekstreme.

47:24

Ose lufta e tretë Botërore, për shumë arsye.

47:32

Por jetëgjatësia e vetëdijes së qytetërimit

47:35

siç e dimë,

47:37

duhet parë drejt kësaj gjëje delikate

47:40

si një qiri i vogël në mes të errësirës së pamatë.

47:43

Kjo është çështja.

47:47

Ne jemi mes kësaj errësire të pamatë

47:51

dhe ky qiri i vogël i vetëdijes

47:54

që erdhi rreth 4,5 miliarda vite më pas,

47:59

dhe mund të fiket.

48:01

CA: Mendoj se kjo është e jashtëzakonshme dhe se do inspironi shumë njerëz.

48:05

Dhe arsyeja pse duhen miliona njerëz

48:07

është se duhen mjaftueshëm njerëz

48:09

për të bërë gjithçka duhet që të mbijetojmë.

48:13

EM: Vërtet, pragu kritik është nëse anijet nga Toka ndalojnë së ardhuri

48:20

për çfarëdo arsye,

48:22

a vdes Qyteti i Marsit apo jo?

48:27

Dhe kështu duhet - -

48:29

Njerëzit flasin për filtrat e mëdhenj

48:32

gjëra si, mbase ti i di

48:35

flitet për paradoksin e Fermit dhe ku janë alienët?

48:38

Ndoshta ka filtra të larmishëm të mëdhenj

48:40

që alienët nuk i kaluan

48:42

dhe ekzistenca ndaloi.

48:46

Një nga filtrat është të bëhemi qenie shumë-planetare.

48:50

Dhe këtë filtër duam të kalojmë.

48:54

Dhe do kalojë goxha kohë pasi të ndërroj jetë unë,

49:00

deri sa ta arrijmë.

49:01

Por do doja të shikoja që po bëjmë zhvillim të paktën.

49:07

CA: Duke parë sa është torturuar Toka,

49:09

sa shumë jemi sulmuar me njëri-tjetrin,

49:12

duhet të ketë diskutime

49:15

me të gjithë që ëndërrojnë të shkojnë në Mars,

49:19

dhe thonë se kemi shansin për një qytetërim

49:24

dhe për të bërë rregulla të reja?

49:27

Duhet dikush të kryesojë këto diskutime

49:30

për të kuptuar çfarë do të thotë të jesh banor i Qytetit të Marsit?

49:35

EM: Po, mendoj

49:36

se është e drejta e këtyre banorëve

49:38

të vendosin për modelimin e shoqërisë.

49:43

Po ka gjithashtu rrezik.

49:45

Dhe shpresoj se banorët e Marsit do jenë më mendjendritur

49:50

dhe nuk do luftojnë mes tyre.

49:54

Kam disa rekomandime,

49:56

që banorët mund t’i dëgjojnë ose jo.

50:00

Unë do përkrahja një demokraci më direkte

50:02

jo atë përfaqësuese

50:05

dhe ligje të shkurtra që kuptohen.

50:08

Ligjet që janë më të vështira për tu krijuar se sa për tu shmangur.

50:14

CA: Le të flasim për të, ardhmen e afërt, do doja të flisnim për mundësitë

50:19

Starship ka krijuar.

50:23

Duke qenë se - -

50:24

Papritmas kemi aftësinë të vendosim më shumë se 100 tonë në orbitë.

50:29

Kështu sa ka dalë teleskopi i James Webb,

50:32

që është diçka e pabesueshme.

50:34

E pabesueshme.

50:35

EM: Një paisje teknologjie e sofistikuar. CA: Paisje e sofistikuar.

50:39

Por njerëzit për dy vite u munduan të kuptonin si përdorej kjo gjë.

50:42

Është një teleskop tre ton.

50:44

EM: Mund të jetë më e lehtë nëse kemi më shumë volum dhe masë.

50:47

CA: Por le të bëjmë një pyetje tjetër.

50:49

Sa teleskop i fuqishëm mund të ndërtohet duke u bazuar

50:55

në Starship, p.sh.?

50:59

EM: Do thosha, që është një gradë madhësie.

51:04

Nëse kemi 100 ton dhe një mijë volum metër kub

51:07

dhe ne e kemi.

51:08

CA: Çfarë do thoshit për eksplorimin e sistemit diellor?

51:12

Dua të them - -

51:14

EM: Europa është një pikëpyetje e madhe

51:17

CA: E kuptoj, ka një oqean atje.

51:19

Dhe ajo çfarëdo të bësh është lëshimi i një nëndetëseje në oqean.

51:22

EM: Ndoshta ka një qytetërim kallamarësh atje

51:24

qytetërim cefalopodësh nën akullin e Europa.

51:28

Do qe interesante.

51:29

CA: Dua të them, Elon, nëse lëshojmë një nëndetëse atje

51:32

dhe shohim foto të kallamarëve që e gllabërojnë

51:36

ky do qe momenti më i lumtur në jetën time.

51:38

EM: Po, do qe çmenduri.

51:40

CA: Çfarë mundësish të tjera ka?

51:43

Sikur të krijohen tërë gjërat që the dhe

51:47

të fluturojnë çdo dy vjet drejt Marsit

51:50

Çfarë do bëjnë pjesën tjetër të kohës?

51:53

Duket sikur ka një shpërthim mundësish

51:57

që njerëzit as s’ja kanë idenë.

52:00

EM: S’e di, ka goxha rrugë për të bërë.

52:02

Siç thatë më parë, duhet të shkojmë në orbitë

52:05

Pasi të hyjmë atje,

52:07

duhet vërtet të provojmë dhe përmirësojmë ripërdorimin e plotë dhe të shpejtë.

52:14

Kjo do marri disa kohë.

52:19

Por mendoj se do e zgjidhim.

52:22

Kam vetëbesim të lartë që do e zgjidhim.

52:26

CA: A zgjohesh me frikën

52:27

që do ndodhi me SpaceX si ndodhi me Hidenburgun

52:31

EM: Na ka ndodhur shumë herë.

52:33

Nuk ka ndodhur me njerëz, që është me rëndësi për tu thënë.

52:37

Ka një ndryshim të madh.

52:38

Na kanë shpërthyer shumë raketa.

52:40

Ka një dokument në linjë që e vendosim ne

52:44

dhe të tjerët që tregon

52:45

se të merresh me to është e vështirë.

52:47

E gjithë energjia që përshkon raketën të shokon

52:51

Të dalësh nga graviteti i Tokës është e vështirë.

52:55

Këtu ka gravitet të fortë

52:56

atmosferë të trashë.

52:59

Dhe Marsi, ka më pak se 40%,

53:03

ka rreth 37% gravitetit të Tokës

53:06

dhe atmosferë të hollë.

53:08

Anija mund të shkojë vetëm rreth

53:10

sipërfaqes së Marsit deri në atë të Tokës.

53:12

Të shkosh në Mars kërkon një nxitës gjigant dhe rimbushje orbitale.

53:17

CA: Elon, sa më shumë mendoj për këto gjëra të pabesueshme

53:22

që je i përfshirë

53:24

duke parë këtë sinergji

53:28

të përdorin një fjalë të tmerrshme

53:30

midis tyre.

53:31

E di, p.sh.

53:33

robotët që po ndërtohen te Tesla mund të jenë të dobishëm në Mars,

53:38

për të bërë punë të rrezikshme dhe më tepër.

53:41

Ndoshta keni një skenar ku qyteti në Mars

53:43

nuk ka nevojë për një milion,

53:45

por për gjysëm milion njerëz dhe robotë.

53:47

Kjo është një mundësi.

53:49

Ndoshta The Boring Company mund të luajë

53:52

një rol për të krijuar disa hapësira banimi nëntokësore që mund të na duhen.

53:57

EM: Po.

53:58

CA: Ndërsa në planetin Tokë,

54:00

duket si një partneritet mes Boring Company dhe Tesla

54:03

mund të ofrojë një marrëveshje për qytetin

54:07

që do krijojë një rrjet tuneli 3D

54:12

të populluar nga robotë taksi

54:14

që do ofrojnë transport të shpejtë dhe ekonomik për këdo.

54:18

Vetë drejtimi i plotë mund edhe të mos kryhet këtë vit. Dhe në qytete si Mumbai,

54:24

mendoj se s’do realizohet as për një dekadë.EM: Disa vende janë më të vështira.

54:28

CA: Por sot, sot me çfarë keni

54:31

mund të krijoni një rrjet tunelesh 3D poshtë.

54:35

EM: Oh, nëse flasim për tunel, është problem i zgjidhur.

54:38

CA: Po, vetë drejtimi i plotë gjithashtu. Mendoj se ka një sinergji të mahnitshme.

54:44

Me anijen Yll,

54:45

Gwynne Shotwell tha se më 2028 mund të kemi nga një qytet në të tjetër,

54:51

transport në planetin Tokë.

54:52

EM: Ka një mundësi reale.

54:57

Mënyra më e shpejtë për të levizur nga një vend në tjetrin,

55:00

nëse ka një distancë të gjatë, është raketa. Në fakt është RBNK.

55:05

CA: Por duhet të zbarkojë - - Duke qenë RBNK mund të zbarkojë në det,

55:11

sepse bën zhurmë.

55:12

Pse të mos kemi një tunel që lidh qytetin me Tesla-n?

55:20

Dhe Neuralink.

55:22

Nëse do shkosh në Mars

55:23

të kesh një lidhje telepatike me të afërmit tuaj në shtëpi,

55:26

edhe nëse ka vonesë në kohë …

55:29

EM: Këto nuk synohen të lidhen, meqë ra fjala.

55:33

Por do ketë disa sinergji, kuptohet.

55:35

CA: Sigurisht, ka një argument që vjen e forcohet se kur i bën këto gjëra bashkë

55:40

në një kompani

55:42

dhe të kesh një kompani të orientuar drejt krijimit të së

55:47

ardhmes së bukur dhe

55:48

të lësh mijëra lule të lulëzojnë.

55:50

E ke menduar këtë?

55:53

EM: Është me rrezik sepse Tesla është kompani me aksione publike,

55:56

dhe baza e investimeve të Tesla dhe SpaceX

56:02

dhe po ashtu dhe Boring Company është e ndryshme.

56:05

Boring Company dhe Neuralink janë kompani të vogla.

56:08

CA: Duke i krahasuar.

56:10

EM: Po, Tesla ka 110,000 punonjës.

56:14

Te SpaceX mendoj se janë rreth 12,000 njerëz.

56:17

Boring Company dhe Neuralink janë të dyja me 200 njerëz.

56:21

Ato janë kompani të vogla,

56:24

por që do i zgjerojmë në të ardhmen mbase.

56:27

Ato do bëhen më të mëdha në të ardhmen. Nuk është e lehtë të kombinohen këto.

56:33

CA: Zakonisht, ju keni thënë se SpaceX-in veçanërisht,

56:36

s’doni ta bëni publike,

56:38

sepse investuesit nuk do mbështesnin idenë e çmendur

56:42

që të shkojmë në Mars apo çfarëdoqoftë. EM: Po, kthimi në qenie multi

56:45

planetare është jashtë radarit për analistët e Wall Street.

56:51

(Qesh)

56:52

Më e pakta.

56:54

CA: Mendoj se diçka ka ndryshuar, megjithatë.

56:56

Çfarë ka ndryshuar është se Tesla është e fuqishme dhe e madhe dhe po vetëfinancohet

57:01

dhe mund ta bëni lidhjen vetë.

57:05

Thjesht thojini publikut se x-miliarda dollar në vit, çfarëdo numri

57:10

do investohen në misionet e Marsit.

57:13

Dyshoj se do të keni interes masiv në këtë kompani.

57:17

Dhe mund të hapi shumë mundësi apo jo?

57:22

EM: Do doja të ktheja SpaceX në kompani publike

57:27

por e gjithë kjo,

57:30

shpenzimet e një kompanie publike janë të larta.

57:38

Si një kompani publike, paditesh vazhdimisht.

57:41

Zë një vend, goxha …

57:45

Koha dhe përpjekjet që harxhon duke u marrë me këto gjëra.

57:49

CA: Por ju mund të zotëroni dhe vetëm një kompani publike, më të madhe,

57:53

dhe të përparoni më shumë.

57:54

Por përveç se të qenit në katër borde, do jeni në nji.

57:57

EM: Unë nuk jam as në bordin e Neuralinkut apo të The Boring Company.

58:02

Dhe nuk marr pjesë në mbledhjet e SpaceX.

58:06

Ne bëjmë dy në vit,

58:07

dhe unë thjesht diskutoj për një orë.

58:13

Shpenzimet e bordit në një kompani publike janë më të larta.

58:15

CA: Mendoj se disa investues shqetësohen si e shpenzoni ju kohën,

58:19

dhe kjo mund t’i entuziazmojë.

58:22

Gjithsesi, u zgjova një ditë

58:25

duke menduar se këto gjëra lidhen në shumë mënyra.

58:29

Dhe thjeshtësia e këtij misioni,

58:33

e ndërtimit të një ardhmeje që ia vlen të entuziazmohesh,

58:36

mund të tërheqi tmerrësisht shumë njerëz.

58:41

Elon, ju jeni shpallur nga Forbes dhe gjithkush tjetër

58:46

si njeriu më i pasur në botë.

58:48

EM: Ky nuk është sovranitet. CA: (Qesh)

58:50

EM: Është e drejtë kur thuhet

58:52

se dikush që është mbret apo mbret de facto i një vendi, ai ka

58:57

një mirëqënie më të lartë se mua.

58:59

CA: Por është e vështirë të matet - -

59:02

Pra 300 miliardë.

59:03

Pasuria jote rritet ose ulet

59:07

me miliarda dollarë në një ditë.

59:10

Çfarë çmendurie apo jo?

59:12

EM: Po, është befasuese vërtet. CA: Si e ke menaxhuar këtë fakt nga ana

59:16

psikologjike? Jo shumë njerëz në botë kanë shansin të mendojnë për këtë.

59:20

EM: Nuk mendoj shumë për këtë.

59:22

Por gjëja më e vështirë është

59:26

që e vështirëson shumë gjumin

59:27

është që

59:31

çdo orë të mundshme ose minutë

59:35

që unë mendoj për Teslën apo SpaceX

59:39

ka një efekt të madh në kompani

59:41

dhe mundohem të punoj sa më shumë

59:45

brenda kufijve të normales.

59:49

Sepse Tesla po shkon drejt një pike

59:54

ndoshta do arrijë këtë pikë më vonë,

59:57

ku për aq kohë sa mendohet me mençuri për të

60:02

kjo do ndikojë me miliona dollarë.

60:08

Që duket çmenduri.

60:13

Dua të them me këtë se nëse Tesla po bën

60:17

rreth 2 miliardë në javë, të ardhura le të themi,

60:21

rreth 300 milionë dollarë në ditë, shtatë ditë të javës.

60:26

E di është …

60:28

CA: Nëse mund ta ndryshosh këtë me 5 % duke kaluar një orë duke menduar

60:34

kjo do qe orë kaq e vlefshme.

60:37

EM: Ka shumë shembuj ku në një takim gjysëm orësh,

60:42

arrita të rrisja gjendjen ekonomike të kompanisë

60:45

me 100 milionë dollarë në kaq kohë.

60:50

CA: Ka shumë njerëz

60:52

që s’i durojnë dot këta miliarderë.

60:55

Sikur fyhen prej kësaj

60:59

një pasuri aq sa dhe

61:03

një miliard apo më shumë se gjithë njerëzit më të varfër.

61:07

EM: Nëse ekzaminojnë diçka si - -

61:09

ka disa gabime të pakundërshtueshme që i çon në këto përfundime.

61:15

Sigurisht, do qe mjaft problematike po të konsumoja

61:20

miliarda dollarë për përdorim personal.

61:23

Por ky nuk është rasti.

61:24

Në fakt, unë nuk zotëroj as një shtëpi.

61:27

Qëndroj nëpër miq.

61:30

Nëse jam në Bay Area,

61:31

ku janë pjesa më e madhe e fabrikave të Teslës, pushoj në dhomat e lira të miqve.

61:38

S’kam jaht, nuk bëj pushime.

61:44

Nuk është se shpenzoj shumë.

61:49

Përveç aeroplanit.

61:51

Por kur nuk e përdor, kam më pak kohë për të punuar.

61:55

CA: Personalisht, mendoj se ti ke treguar

61:59

se ke vërtet një qëllim moral.

62:01

Përpjekjet e tua për të zgjidhur problemin e klimës

62:07

kanë qenë aq të fuqishme sa gjithkush që njoh.

62:12

Dhe nuk e kuptoj

62:14

personalisht nuk e kuptoj

62:16

si të majtët të kritikojnë

62:18

«Oh Zot i madh, sa i pasur është, kjo të mërzit».Klima është përgjegjësi e tyre.

62:25

Filantropia është një çështje që diskutohet.

62:27

Është e vështirë ta diskutosh.

62:29

Çfarë mendon?

62:31

EM: Nëse mendon vërtet për të mirën,

62:34

përtej perceptimit të saj, kjo është çështje e komplikuar.

62:39

SpaceX, Tesla, Neuralink dhe Boring Company janë filantropi.

62:43

Kur themi filantropi, kemi thënë dashuri për njerëzimin,

62:46

kjo është.

62:49

Tesla po mbështet energjinë e qëndrueshme.

62:52

Kjo është dashuri - - filantropi.

62:56

SpaceX po mundohet të sigurojë mbijetesën afatgjatë të njerëzve me specie

63:00

të shumëfishta planetare. Kjo është dashuri për njerëzimin.

63:05

Neuralink po përpiqet të shërojë dëmtimet e trurit

63:09

dhe të rregullojë rrezikun ekzistencial me IA.

63:12

Dashuria për njerëzimin.

63:13

Boring Company po përpiqet të rregullojë trafikun, që e tmerron shumicën

63:16

dhe kjo tregon gjithashtu dashuri.

63:20

CA: Sa të mërzit

63:24

të dëgjosh të njëjtin avaz,

63:28

«Miliarderët, O Zot, Elon Musk, O Zot?»

63:30

Si ja del me këtë

63:33

apo të lëndon?

63:36

EM: Në këtë pikë, s’më bën më përshtypje.

63:39

CA: Elon, do doja, meqë po e mbyllim,

63:41

të heqim kamerën dhe mendo …

63:45

Je një baba i shtatë fëmijëve.

63:49

EM: Në fakt, mundohem të jap një shembull, se numri i lindjeve është aq i ulët

63:53

sa po përballemi me kolaps të qytetërimit

63:55

derisa të normalizohet numri i lindjeve.

64:01

CA: Po, ju keni folur për këtë,

64:03

që shpopullizimi është një problem i madh,

64:06

dhe njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë e saj.

64:08

EM: Kolapsi i popullsisë është një nga kërcënimet më të mëdha për të ardhmen.

64:12

Dhe kjo është ajo që po ndodh tani.

64:14

CA: Çfarë të nxit të veprosh në këtë mënyrë çdo ditë?

64:17

EM: Dua të siguroj

64:20

një të ardhme të ndritur për njerëzimin

64:24

të jemi në gjendje të kuptojmë universin

64:29

kuptimin e jetës.

64:30

Pse jemi këtu, si u gjendëm në këtë vend?

64:33

Për të kuptuar universin

64:37

dhe këto pyetje bazë,

64:41

duhet të zgjerojmë njohuritë mbi ndërgjegjjen.

64:47

Sigurisht s’duhet të zvogëlohet apo zhduket fare.Se s’do kuptonim këtë pastaj.

64:51

Do thosha që jam motivuar nga kurioziteti më shumë se gjithçka,

64:54

dhe dëshira për të menduar për të ardhmen

64:59

dhe të shmang trishtimin, e di?

65:03

CA: A je kështu?

65:04

Nuk je i mërzitur?

65:06

EM: Ndonjëherë jam,

65:07

por më shumë ndihem

65:12

optimist për të ardhmen tani.

65:15

Na kanosen disa rreziqe të mëdha.

65:20

Mendoj se kolapsi i popullsisë është mjaft i rrezikshëm,

65:23

shpresoj që njerëzitt’i kushtojnë vëmendje kësaj se numri i lindjeve

65:28

është më i ulët se sa nevojitet për mbajtjen e numrit të popullsisë

65:33

në nivelin e tanishëm.

65:35

Dhe padyshim …

65:39

Duhet të punojmë për qëndrueshmërinë klimatike

65:42

gjë e cila po arrihet.

65:45

Dhe të sigurojmë të ardhmen

65:47

duke u bërë një specie multi-planetare.

65:51

Duhet të adresojmë

65:52

Vërtet është e rëndësishme që të veprojmë sido që ta mendojmë

65:55

për të cekur rreziqet ekzistenciale që ndikojnë në të ardhmen e vetëdijes.

66:00

CA: Një brez i tërë në këto kohë

66:02

ndihet i trishtuar për të ardhmen.

66:04

Çfarë do u thoshe?

66:07

EM: Nëse doni që e ardhmja të jetë e ndritur, duhet ta ndërtoni atë.

66:12

Ndërmerrni veprime për ta bërë atë ashtu.

66:14

Dhe ajo do bëhet ashtu.

66:17

CA: Elon, faleminderit për kohën që kaluam bashkë. Patëm një mbyllje të bukur.

66:21

Falemnderit për çka po bën.

66:22

EM: Ju lutem.

Interactive Summary

Kjo intervistë eksploron vizionin e Elon Musk për të ardhmen, duke u fokusuar në zgjidhjet për krizën klimatike përmes energjisë së qëndrueshme, përparimet në inteligjencën artificiale, zhvillimin e robotëve humanoidë si Optimus, dhe ambiciet e SpaceX për të kolonizuar Marsin. Musk argumenton se optimizmi dhe puna e përkushtuar janë çelësi për të ndërtuar një të ardhme të ndritur, ndërsa thekson rëndësinë e trajtimit të sfidave ekzistenciale si kolapsi i popullsisë dhe siguria e inteligjencës artificiale.

Suggested questions

3 ready-made prompts